Ora më e shtrenjtë në botë është shitur në një ankand bamirësie në Zvicër.

Patek Philippe u shit për një shumë marramendëse prej 31 milionë dollarë në Christie.

Ajo është një nga orët më komplekse të krijuara ndonjëherë.

Ora e markës luksoze zvicerane u ble një nga person anonim të shtunën.

Patek Philippe pritej të shitej për 2 milionë paund por shkatërroi rekordin e mëparshëm prej 13.5 milion paund të vendosur nga një Rolex Daytona, në pronësi të yllit të Hollywood, Paul Newman që u shit në vitin 2017.

Grandmaster Chime 6300A-010 nuk është mbajtur kurrë në dorë nga asnjë person.

Ajo u krijua posaçërisht për ankandin e së shtunës në Gjenevë për të mbledhur para për distrofinë muskulare Duchenne.

Është vetëm një version i kësaj ore i prodhuar prej çeliku me një mbishkrim të veçantë, “i vetmi”.