Italia i ka thënë jo abrogimit të orës ligjore. Ashtu siç është kërkuar nga Bashkimi Europian, nga 2021 çdo vend duhet të vendosë nëse do të adoptojë orën ligjore apo orën diellore.

Por qeveria italiane, ka depozituar në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur ndryshimin e orës.

Sipas ‘Corriere Della Sera’, Italia ka rreshtuar në kundërshtimin e saj disa arsye

1- Mungojnë provat shkencore që bëjnë të detyrueshëm adoptimin e ndryshimeve 2- Aspekti ekonomik: falë orës ligjore, që ofron për gjashtë muaj të vitit një orë ditë më shumë, mund të kursehen para që sipas ekspertëve, për Italinë, shkon deri në 100 milionë euro në vit.

3- Mundësia e zgjedhjes individuale të shteteve anëtare të BE, krijon një mozaik harqesh kohore të ndryshme që rrezikojnë mos garantimin e funksionimit korrekt të tregut të brendshëm. Në muajt e ardhshëm, në selinë e Parlamentit dhe Komisionit europian, do të diskutohet çështja e ndryshimit apo jo të orës për vendet e BE.