Mero Baze

Lulzim Bashës I duhet përsëri një kontratë. Pas kontratës me vëllezërit Budina tek Tetari, sot nënshkroi kontratë me protestuesit e Unazës tek “Astiri”.Përgjatë këtyre muajve, ai ka pasur shumë betime. Ju betua demokratëve se nuk do të ketë 30 Qershor. Pastaj ju betua kryetarëve në detyrë të bashkive të PD, se nuk do dalin nga zyrat. Në fund ju betua atyre se do ti rikandidoj prap kur të ketë ndonjë rast.

Pas kësaj tani e tutje, ky njeri nuk bën dot asnjë premtim pa kontratë. Në çdo shoqëri, një politikan është insitucion besimi kur flet, është mobilizues energjish njerëzore kur hidhet në aksion, është njeri që ngjall shpresë kur premton. Përkudnër këtij modeli, Lulzim Basha është institucion I gënjeshtrës kur flet, është çmobilizuesi më I madh I energjive opozitare dhe njeriu që dëshpëron më shumë opozitën.

Në këot kushte, edhe grupet më minore të dëshpëruara të opozitës, që nuk kanë çfarë humbasin dhe sikur të bëjnë sikur e besojnë, I kërkojnë firmën.
Nuk di kush ja ka këshilluar këtë gjest qesharak. Nuk besoj se është çështje këshilltarësh. Duket më shumë si një gjobë opozitarësh, që ngaqe e dinë se do ti gënjej, duan ta kenë me shkrim premtimin. Nga ana tjetër firmosja e një pakti me banorë që kanë zaptuar tokë pronarësh dhe nuk pranojnë të shpronësohen , bën qesharake dhe gjithë kauzat e PD si parti e djathtë si dhe premtimet për ish pronarët, duke e vulosur atë, si parti e atyre që zaptojnë toka dhe jo atyre që kërkojnë prona.

Pork jo është e keqe për PD, jo për Lulzimin. Për Lulzimin ka filluar një erë e e qeverisjes së opozitës me kontratë. Por ndryshe nga të puënsuarit që merren në punë me kontratë të përkohëshme nga udhëheqës, ky është rasti I vetëm në botë kur udhëheqësi merr me kontratë elektratin, ngaqë nuk e beson njeri. Pas teatrit tek Teatri , sot mori rreth 20 kryefamiljarë të organizuar nga djali I Fariut tek Unaza. Dhe kështu do vazhdoj më tej derisa të plotësoj numurin që I duhet si elektorat me kontratë. Është një formë e re e të bërit opozitë kur nuk të beson njeri. Ti merr përsipër ti zgjidhësh hallin dhe nuk ka nevojë të bësh politikë, të kesh ideologji, apo frymë në shoqëri. Kontratë për zgjidhje hallesh me opozitën. SPak a shumë si kontratë paramartesore, që nëse ndahesh, secili të mbaj të vetat. Dhe këta kur të shikojnë se Luli nuk do zbatoj dot kontratën do mbajnë secili të vetat. Luli selinë e PD , ata gërmadhat që do prishen tek unaza