Janë lënë në burg 21 nga personat e arrestuar, në kuadër të operacionit “Limit”, dy dite më parë, nga polica e shtetit, ndërsa për tre prej tyre, gjykata ka dhënë vendimin “arrest shtëpie”.

Në arrest shtëpie janë lënë: Bektash Zenel, Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Pas vendimit sipas trupit gjykues, njëri prej tyre ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është marrë me ambulancë gjatë seancës.

Më 12 shtator policia njoftoi arrestimin e 23 personave në Shqipër dhe 34 të tjerëve në Greqi. Grupet kriminale akuzohen per trafik droge por dhe organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europes.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në vitin 2016.

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.