Në përpjekje për të mbajtur një pamje rinore, aktorët dhe këngëtarët kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës së tyre në zyrën e kirurgut plastik. Një injeksion i vogël këtu ose atje bën që ata të mos ndalojnë së shpresuari se do dalin me një pamje perfekte. Por, rastet kur kirurgjia gabon janë të panumërta. Buzët e fryra, gjokset super të zmadhuara ose të shkuara shtrëmbër janë të mjaftueshme për të trembur dhe njerëzit në rrugë.

Nga Jocelyn Wildenstein e deri tek Jennifer Grey, këta të famshëm shumica e të cilëve ishin mjaft të bukur në fillimet e tyre, kryesojnë listën e rezultateve më të këqija nga operacionet plastike të të gjitha kohërave.

Donatella Versace- Gjëja e parë që vërejmë të Donatella është madhësia e buzës së sipërme. Në një buzë natyrale pjesa e poshtme e buzës është 50% më e madhe se pjesa e sipërme por në rastin e Donatellës është e kundërta. Për më tepër lëkura e saj është shumë e varuar kjo si pasojë e trajtimeve të shumta me lazer.

Tara Reid- Reid tani është e njohur për procedurën e saj të liposuksionit të ngjeshur dhe implantit të gjirit, të cilën ajo i bëri në vitin 2004.

Jocelyn Wildenstein- E ashtuquajtura “The Lion Woman of New York’ i është nënshtruar një sërë operacionesh plastike në mënyrë që të rifitonte përsëri bashkëshortin e saj por në këtë rast asnjë gjë nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Jennifer Grey- Megjithëse pamja e saj estetike mbetet e këndshme, për fat të keq, rhinoplastika që ajo shpresonte se do ta ndihmonte atë për tu dukur bukur, kanë bërë që aktorja të humbiste shumë role në filma të njohur.

La Toya Jackson- Michael dhe La Toya Jackson kishin një gjë të përbashkët: dashurinë për operacionet plastike. Procedurat e zakonshme të familjes Jackson përfshijnë implantin e mjekrës, së bashku me hundën e ngritur.

Tori Spelling- Gjatë sezonit të dytë të Beverly Hills, 90210, Spelling, e cila luajti Donna Martin, u kritikua për gjoksin e saj të deformuar. Ajo mohoi të kishte bërë operacion, por më në fund rrëfeu në vitin 2008 në Entertainment Weekly se gjoksin e kishte bërë kur ishte në të 20-tat.

Lara Flynn Boyle- Njerëzit akoma nuk janë të sigurtë se çfarë ndryshimesh janë bërë në fytyrën e yllit të televizionit. Por, siç duket nga fotot, ajo mund të ketë bërë mollëzat si dhe ndonjë implant në buzën e saj të sipërme.

Scott “Carrot Top” Thompson- Komediani me flokë të kuq nuk është i huaj në listat e “Top 10” të operacioneve plastike të tmerrshme. Thompson i është nënshtruar proçedurës së ngritjes të vetullave, së bashku me injeksionet Botox dhe fryrjen e buzëve.

Mickey Rourke- Kirurgjitë e dyshuara tek Mickey përfshijnë një ngritje të fytyrës, ngritjen e sipërme të syrit dhe një transplant të flokëve.

/News31.al