Ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Spiropali shkruan se, paralelisht me projektin e Rindërtimit, vijon puna me ringritjen e Institucioneve, si garanci për më shumë drejtësi dhe zhvillim.

“Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot Prokurorin e Përgjithshëm me 101 vota. Paralelisht me projektin e Rindërtimit vazhdojmë me Ringritjen e Institucioneve, si garanci për më shumë drejtësi dhe zhvillim”, shkruan Spiropali.

Çela u zgjodh sot me 101 vota nga Kuvendi, si Prokuror i ri i Përgjithshëm i vendit, me një mandat 7 vjeçar.