I ftuar sot në “Thumb” ishte aktori i humorit Olsi Bylyku. Aktori i talentuar fillimisht u bë i njohur përmes programit të famshëm të humorit “Portokalli”. Më pas ai u shkëput për të nisur një tjetër projekt ambicioz e të suksesshëm “Be Coffe” që transmetohet në Tv Klan. Olsi moderon aty së bashku me kolegët e tij si Bes Kallaku apo Erion Isai.

Sigurisht i thumbuar përballë Fatmës dhe Aulonës, Olsi nuk kishte si të mos shpëtonte pa u pyetur për pagesën e tij. Në këtë pjesë ai u tregua mëse i sinqertë me përgjigjen duke e pranuar që paguhet më pak:

“Ne nuk kemi ndarë kurrë pozicione me njëri-tjetrin që unë jam drejtori, ti do të merresh me këtë, unë me atë. Ne nuk paguhemi njësoj sepse ata e morën përpara meje riskun që të largohen nga Portokallia dhe kanë qëndruar shumë gjatë pa punuar duke studiuar këtë emision dhe kanë benefite monetare më të mëdha se unë. Por me kalimin e sezoneve sigurisht që do të ndryshojë terësisht pagesa”, u shpreh Olsi.