Matthijs de Ligt nuk ka vendosur ende të ardhmen e tij. Barcelona mbetet në avantazh, por këto ditë reflektimesh, skenarët ndryshojnë shpesh.

Klubi katalanas e do dhe është gati që të paguajë Ajaxin aq sa klubi i “harkëtarëve” kërkon për kartonin e kapitenit. Por, në xhiro në Europë nuk është i vetmi klub i interesuar.

Dhe, në disa raste, ka oferta edhe më të majme. Oferta e PSG – sipas medieve franceze – ka mbërritur sot dhe është e barabartë me 7 mln euro neto në sezon. Kampionët e Francës duan një zëvendës të Thiago Silvas.