Referuar artikullit të disa portaleve sipas të cilit thuhet Shqipëria me rritje të rasteve të turbekulozit dhe duke krahasuar më të dhënat e Raportit të OBSH dhe sipas linkut zyrtar https://www.who.int/tb/publications/global_report/en/, OBSH saktëson si më poshtë:
Portalet i janë referuar një raporti të OBSH por është e pavërtetë që ka rritje të rasteve me turbekuloz krahasuar me një vit më parë.
Raporti i Tuberkulozit Global sipas OBSH në të gjitha rastet ku përmendet Shqipëria, në asnjë vend nuk ka një koment apo element ku ka përkeqësim të shifrave.
OBSH bën me dije se sipas Raportit të Turberkulozit Global, në Shqipëri janë identifikuar 440 raste. Krahasuar me vendet e rajonit si Mali i Zi, Sërbia, Bullgaria apo Rumania Shqipëria ka një numër më të ulët të të prekurve me turberkuloz. Konkretisht Bulgaria ka 1 358 raste të identifikuara; Mali i zi 84 raste; Romania 12 205 raste dhe Serbia 1 358 raste.
Në raportin e OBSH theksohet gjithashtu që në 2017 janë 499 raste të trajtuara me sukses ose 87 % e rasteve të trajtuara me sukses të të prekurve nga turberkulozi.
OBSH duke vlerësuar kontributin e të gjitha mediave online dhe jo vetëm, në pasqyrimin e raporteve, u bën thirrje të jenë më të vemëndshëm në artikujt që shkruajnë për të shmangur të gjitha paqartësitë dhe keqkuptimet në leximin e të dhënave.