Nxitja e kurseve të formimit profesional mbetet në fokus të bashkisë së Roskovecit, si një mundësi drejt punësimit të sigurt. Së fundi, bashkia Roskovec në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Fier, do të zhvillojë kurse profesionale falas në drejtimet parukeri/ estetikë dhe elektriçist. Kurset janë të certifikuara nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe do të ofrohen për të gjithë të interesuarit nga mosha 16 vjeç deri në 40 vjeç.

Bashkia Roskovec njofton se për këto kurse mund të aplikojnë të gjithë individët pavarësisht formimit të tyre arsimor. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datën 31 mars 2019.