Bukuroshja e televizionit në Rusi, ka celebruar lidhjen e saj me producentin televiziv Konstantin Bogomolov. Ata prej kohësh kishin vazhduar organizimin e dasmës duke u kujdesur deri në detajet më të vogla. Banketi i dasmës u mbajt brenda mureve të Muzeut të Moskës, një prej muzeve më të vjetër në kryeqytetin rus.

Megjithatë përtej dasmës madhështore, pamjet nga ceremonia martesore me dyer të mbyllura, ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendje. Shkak u bë performanca e pazakontë e Ksenias. Si rrallë nuse që mund të kemi dëgjuar më parë, Ksenias ka vendosur që në një ditë kaq të rëndësishme të jetës së saj të dhurojë spektakël për të gjithë dasmorët me një performancë stri ptizmi.

Ish-modelja e Playboy vendosi që të surprizonte bashkëshortin e saj të ri dhe të ftuarit duke bërë stri ptizëm, veprim ky që sipas zërave, bëri që vjehrrit të largoheshin para se çifti të ndante tortën.

Sipas burimeve vjehrrit duket se nuk e kanë pritur dhe aq mirë performancën e nuses dhe kanë vendosur të largohen nga ambjenti i ceremonisë.