Kryeministri i Maqedonise se Veriut Zoran Zaev ka reaguar për rastin “Reket”, më një gjuhë të ashpër. Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta përfshije atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një ‘pederast’ ta rrëzojnë Qeverinë.

“Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një gay, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Ndër të tjera Zaev hedh poshtë çdo lloj spekulimi se ai është i përzier në rastin “Zhvatja” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski i njohur si Zoki Kiçeec.