Roger Federer nuk e ka shumë mendjen tek e shkuara dhe për të nuk ka shumë rëndësi nëse e konsiderojnë “më i madhi it ë gjitha kohërave”. Tenisti 38-vjeçar mendon për të ardhmen, për të fituar sërish pavarësisht moshës. “Objektivi im nuk është ai që të kujtohemi si tenisti që i theu të gjitha rekordet. Këtë gjë e kam bërë një herë dhe në disa raste ka qenë fantastike. Nuk jetoj më me të shkuarën, por dua të sfidoj të ardhmen”, tha Federer.

“Unë jam krenar për ato që kam arritur, por nuk është në tipin tim të bëj këto gjëra, pasi kam të tjera objektiva për të ardhmen. Unë ndihem me fat për karrierën time dhe punoj fort gjithnjë për të qenë në formë ndaj më të mirëve. Dia që në 2020-ën të fitoj sërish. Ideja që përballem me gjeneratat e reja më motivon më shumë”, tha Federer.