Jorge Masvidal fitoi pak kohë më parë gjerdanin e parë në karrierën e tij, atë të “gangsterit më të keq në artet marciale mikse (baddest motherfu**er). Gjithsesi, ai nuk është aspak i kënaqur dhe kërkon të fitojë një titull të vërtetë, një titull kampion bote në UFC.
Ndaj, 35-vjeçari kërkon të rrëmbejë titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 71-77kg) dhe më pas do të tërhiqet nga sporti. Aktualisht, Masvidal renditet i treti në renditjen e kësaj peshe (titulli mbahet nga Kamaru Osman).

“Para se të mbyll këtë kapitull në UFC dhe të nis të bëj diçka tjetër në këtë botë, do të marr edhe një titull kampion bote. Do të kap me shkelma në by**ë këdo që UFC-ja do të më vërë përballë. Pasi t’ia kem dalë mbanë do të mbyll këtë jetë dhe nuk do të bëj më dëme”, tha Masvidal për “MMA Mania”.