Ditën e sotme Kylie Jenner feston ditëlindjen e saj të 22-të. Ylli i familjes Kardashian-Jenner ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojë në Capri në një jaht luksoz. Pranë saj janë njerëzit më të afërt dhe të gjithë janë kujdesur që ta bëjnë të paharrushme këtë ditëlindje.

Por duket se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është dhurata e partnerit të saj Travis Scott. Travis i ka bërë një super dhuratë marramendëse, e cila e ka lënë pa fjalë yllin.

Ai i ka blerë një varse me logon e produkteve të kozmetikës së Kylie, e gjitha me diamantë. Travis njihet për dhurata, por këtë herë ka kaluar çdo parashikim.