Anglia ka mposhtur 4-0 Kosovën në Fadil Vokrri të Prishtinës. Britanikët janë pritur si heronj në kryeqytetin kosovar, teksa mijëra flamuj anglezë janë ngritur në ajër nga tifozët vendas për të treguar solidaritet dhe një shpirt anti-racizmi që ka pushtuar futbollin europian kohët e fundit.
Ishte Winks ai që ka shënuar golin e parë të ndeshjes pas gjysmë ore lojë. Pas pushimit Harry Kane ka dyfishuar rezultatin dhjetë minuta përpara fundit. Ai është bërë lojtari i parë në historinë e Anglisë që shënon në çdo ndeshje të kualifikueseve të Europianit.

Golin e tretë e ka shënuar sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ndërsa të katërtin Mason Mount i Chelsea-t, i cili ka shënuar golin e tij të parë me Anglinë. Kosova nuk bëri një ndeshje të keqe, por ka qenë dobët në sulm teksa është ndjerë jashtë mase në të dyja ndeshjet.

Megjithëse Kosova do të renditet në vend të tretë të grupit A, do të ketë akoma shanse për t’u kualifikuar në Europian sepse do të ketë mundësinë të luajë në play-offe për shkak se është renditur e para në grupin e Nations League.

Ndërkohë Bullgaria e ka fituar ndeshjen e saj në derbin ndaj Malit zë Zi me rezultatin 1-0.