Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Keisi kohët e fundit kanë qenë në qendër të mediave. Ata u kthyen në dyshen më të komentuarpër shkak të marrëdhënies së komplikuar. Prej kohësh thuhet se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre, megjithatë ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht. Por shenjat tregojnë se ndarja është e vërtetë. Së fundmi është vënë re se Keisi ka hequr unazën e martesës që mbante në gishtin e dorës së majtë.

Deri para pak ditësh ajo vazhdonte ta mbante duke na bërë të shpresonim për një ribashkim, megjithatë ky veprim i saj tregon se gjërat nuk kanë më kthim. Kujtojmë se Stresi dhe Keisi këtë vit do të bënin një dasmë madhështore dhe kishin plane për të zgjeruar familjen, por asnjë nga planet nuk u realizua.

Tashmë bukuroshja po vazhdon jetën e saj në Kanada, larg Stresit, i cili momentalisht po fokusohet në karrierën e tij.