Në pjesën e dytë të Open në Top Channel, presidenti Ilir Meta foli për Gjykatën Kushtetuese.

Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”- tha Meta i ashpër duke përmendur Ardian Dvoranin.

Do shkoj në Bruksel, në Uashington, ku s’do shkoj për t’i shkuar kësaj bteje deri në fund. Dhe në qoftë se ka ndërkombëtarë që e mbrojnë do të hetohen bashkë me të- vijoi Meta.

Kjo sipas Metës u bë për të vjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku pastaj Gjykata Kushtetuese do të kthehej si KQZ-ja.