Mjaftonte që burri të mos lante mirë enët apo të mos nderte mirë rrobat e lara, që një grua 48-vjeçare peruane të humbte toruan. Kështu për çdo gabim të vogël, gruaja e mbyllte burrin në papafingo. Ngjarja vjen nga Monteverde në Itali. Keq*trajtimet vijonin prej vitesh, deri kur vëllai i vik. timës, vendosi që të den. oncojë gruan.

Gjatë marrjes në pyetje burri tha se i duronte keq.trajtimet e gruas, për të mos braktisur djalin që kishin bashkë. Madje në disa raste gruaja e kishte dëbuar burrin nga shtëpia, apo i kishte hedhur detergjent për ta ndëshkuar. Kështu burri jetonte praktikisht në një gjendje të vazhdueshme dhu* ne fizike dhe psikologjike, shkruan noa.al. Pas deno* ncimit të bërë nga kunati në policinë e Monteverde, gruaja u detyrua që të largohej nga shtëpia dhe të largohet nga familja, ndërkohë që ndaj burrit u lëshua urdhër mbrojtje.