Të gjithë po presin se si do të përfundojnë bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pse kaloi shumë kohë nga përfundimi i zgjedhjeve dy forcat politike që fituan nuk po gjejnë gjuhën për të ndërtuar qeverinë e re.

Sot u fol edhe se LDK po vendoste barrikada.

Duket se bisedimet mes dy partive kanë ngecur tek emri i presidentit të ri.

LDK thotë se presidenti i takon asaj, ndërkohë që Albin Kurti mendon ndryshe, dhe madje ka propozuar edhe dy emra për presidentin e ardshëm, një prej të cilëve është Rexhep Qosja.