Ditën e djeshme këngëtarja Dua Lipa festoi 24-vjetorin e lindjes. Në një ditë speciale për të nuk kanë munguar dhuratat dhe urimet e shumta. Ai që u kujdes t’ja bënte ditëlindjen të paharrueshme ishte pikërisht i dashuri i saj Anwar Hadid. Ai ka qëndruar gjatë gjithë ditës me të dhe si dhuratë i bëri një gur të çmuar me nuancë blu.

Kristali quhet Larimar ose ndryshe Guri i Sefillas. Ai është aq i rrallë sa që gjendet vetëm në një vend në botë në një perimetër prej një kilometër katror në malet mbi Baoruco në Republikën Dominikane. Larimar është një gur vullkanik, rezultat i aktivitetit vullkanik që ndodhi miliona vite më parë! Kristalet në përgjithësi thuhet se kanë veti shëruese. Larimar ndriçon dhe shëron në një mënyrë fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.

Kjo dhuratë ka qenë e e mirëmenduar nga modeli, i cili me siguri i ka fituar dyfish zemrën këngëtares pas këtij veprimi.