Eksperti i ESPN, Steve Nicol, beson se Man.Utd janë të interesuar për të transferuar futbollistin kroat, Mario Mandzukiç.

United ka mbetur pa zgjidhje në fazën sulmuese pas largimeve të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Mandzukic është lidhur me “Djajtë e Kuq” edhe në merkaton  verës, por tani që Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se kroati nuk bën pjesë në planet e tij, ai mund të transferohet në Angli.

33-vjeçari është pjesë e “Zonjës së Vjetër” që nga viti 2015.

Ai ka bërë 162 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat, ka shënuar 44 gola.