Radja Nainggolan është vënë në lëvizje për të gjetur klubin e tij të ardhshëm, duke qenë se iu komunikua se ai nuk bën pjesë në planet e klubit.

Mesfushori belg ishte në pritje të një ofertë nga ndonjë klub i fortë, që të kishte mundësinë të luante në Champions League, por kjo nuk ka ndodhur deri në ditën e sotme.

Prandaj, Nainggolan ka vendosur që të vijojë karrierën atje ku e nisi, tek Cagliari në Sardenjë. Mësohet se 31-vjeçari i ka thënë agjentit të tij që ka vendosur të kthehet tek ish-skuadra e tij, fjalë të cilat agjenti ia ka përcjellë drejtuesve zikaltër, të cilët e kanë pranuar vendimin e belgut.

Këto ditë do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Nainggolan dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet largimi i tij, problem do jenë termat financiar, sepse Inter e bleu për rreth 38 mln euro lojtarin, mirëpo Cagliari nuk ka shans së ofrojë shifra kaq të larta.