Drini Zeqo shumë rrallë është bërë pjesë e faqeve rozë për romancat e tij. Një ndër figurat publike të televizionit shqiptar, është treguar gjithnjë i kujdesshëm, pavarësisht interesit të madh që ka ndaj tij. I ftuar në shkurt në “Mos i Fol Shoferit” në Ora News ai la të nënkuptohej se është ende beqar. Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha:

“Të lë. Më ka lënë pa martuar.” Në shtator të 2018-s ishte hera e fundit që Drini u përfol për një lidhje me një vajzë mjaft simpatike. Spikeri i lajmeve të “Tv Klan” Drini Zeqo, u kap mat në plazh me një femër misterioze.

Gazetari thuhej se kishte kaluar fundjavën në Dhërmi me vajzën me bikini dhe trup elegant. Nuk e dimë nëse dyshja ishte në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha që puna të lë pa martuar. Gjithsesi, deklarata e tij e fundit na lë të kuptojmë se Drini mund të ketë nisur një histori të re dashurie: “Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, shkruante ai pak orë më parë. Me kë ta ketë vallë?