Kandidatët e opozitës kanë morën dje mandatet e tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ligoraq Karamelo vjen nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe është në listat e PD-së pas marrëveshjes së kësaj partie me aleatët. Karamelo ka qenë dy herë deputet i Republikës së Shqipërisë, në vitet 1997-2001 dhe 2001-2005.

Kush është Ligoraq Karamelo
Ligoraq Karamelo vjen nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe është në listat e PD-së pas marrëveshjes së kësaj partie me aleatët. Karamelo ka qenë dy herë deputet i Republikës së Shqipërisë, në vitet 1997-2001 dhe 2001-2005.

Sipas jetëshkrimit të botuar në Kuvendin e Shqipërisë, Karamelo ka lindur në vitin 1953 në Korçë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Fizikë.

Në vitin 1996 është zgjedhur nënkryetar i Bashkisë së Korçës, si edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të këtij qyteti. Më parë, përgjatë viteve 1985-1996 ka qenë mësues fizike dhe drejtor i shkollës 8-vjeçare në Vranisht, drejtor i Shkollës së mesme në Progër apo i shkollës teknologjike në Korçë.