Bukuroshja e platformës “DAZN” i ka bërë të gjithë për vete, ajo është një prezantuese e njohur sportive dhe një personazh shumë i dashur në Itali.

Së fundmi, Dileta Leota u bë protagoniste në prag të ndeshjes Bresha -Juventus. Teksa ishte në transmetim, tifozët vendës nuk ndalonin së dedikuari kore duke e komplimentuar moderatoren sportive.

“Jemi këtu për ty! Nuk do të të lëmë kurrë vetëm”, ishin disa prej thirrjeve të tifozëve.