Velina Kejvina Kthella u ka dhënë fund zërave pasi u përfol se do të largohet në mes të sezonit nga emisioni ‘Xing me Ermalin.

Mbrëmë, ajo konfirmoi publikisht se ka vendosur të largohet jo vetëm nga emisioni i tv Klan, por edhe nga Shqipëria, për të çuar në një tjetër fazë karrierën e saj në televizion.

Ajo tha se do largohet për në Milano, dhe së shpejti do ta shohim në një kanal të njohur italian.

“Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, u shpreh Kejvina mes lotësh, e cila nuk i fshehu dot emocionet.

Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi i uroi fat në realizimin e ëndrrës së saj, ndonëse po largohet në mes të sezonit.

“Edhe pse po largohesh në mes të sezonit, për ty është e pamundur të kesh ndjenja negative sepse je person shumë pozitiv. Dua të të falënderoj unë dhe stafi, kam fituar një mike të mirë. Faleminderit që ishe pjesë e jetës time”, u shpreh moderatori.