Tayna së fundmi është kthyer në një nga reperet më të famshme në Shqipëri dhe këngët e saj brenda pak ditëve kthehen në hite.

Mirëpo ajo ka punuar fort për të mbërritur këtu ku është tani dhe këtë na e ka treguar ditën e sotme përmes postimit të saj në Insta Story.

Nëse jeni kuriozë që të dini se si dukej Tayna përpara famës, shikoni fotot e mëposhtme që janë shkrepur në një talentshow, ku ajo ishte në moshë të vogël.

Duket sikur vitet nuk kanë kaluar për të dhe ajo është e njëjta këngëtare simpatike që është sot.

Mesazhi pas gjithë kësaj: Punë, punë dhe vetëm punë!