Këto shenja të zodiakut kanë nevojë të kenë influencë mbi zgjedhjet e të tjerëve apo të ndërmarrin veprime që i favorizojnë, apo thjesht të të bëjnë të jesh dakord me mënyrën e tyre të menduarit. Ja cilat janë:

Demi- Është kontrollues sepse është shenjë xheloze. Do jetë shumë i pasigurtë derisa ta dijë se çfarë ke bërë gjatë rrugës nga puna në shtëpi, nëse vjen vonë dhe çfarë bëri që ta zgjasje drekën më shumë se një orë. Nëse je i/e duruar, do kuptosh se këto janë vetëm pasiguri dashurie.

Gaforrja- Kontroll emotive. Nuk reagojnë menjëherë, por në mënyrë të butë. Me lotë mund të të bëjnë të heqësh dorë nga udhëtimi për të qëndruar me ta.

Nënat Gaforre mund të jetojnë vetëm për fëmijët e tyre dhe t’i mbrojnë në çdo rast, me pak fjalë i kontrollojnë. Nuk e shfaqin hapur mos aprovimin, por mes rreshtave sugjerojnë se ata/o meritojnë më të mirën.

Peshqit- Peshqit pëshpërisin dhe tregojnë trishtim derisa t’i dedikosh vëmendjen që dëshiron! Janë mjeshtër të presionit emocional!

Virgjëresha- Duan të dinë se çfarë ke bërë gjatë ditës, me detaje. Në jetën tënde profesionale duhet ta dish me pikë e presje tekstin që ke përgatitur për t’ua servirur dhe nuk do shprehesh pa ta aprovuar më parë punën tënde këto dy shenja. Mund të kesh përshtypjen se je i/e observuar gjatë gjithë kohës dhe të mos kesh nga shkon. Janë të fiksuar me kontrollin sepse duan që të zhvillohesh në mënyrë më të mirë të mundshme. Duan të të frymëzojnë dhe nuk e kuptojnë se të mbysin.