Astrologët kanë përcaktuar se Demi dhe Luani janë dy shenjat më egoiste në Horoskop.

Demi- Të lindurit në shenjën e Demit shohin më shumë interesin e tyre, rehatinë e tyre dhe më pas mendojnë për të tjerët. Për ta ka shumë rëndësi siguria e tyre në jetë dhe nuk rrezikojnë shumë për të tjerët. Janë kokëfortë dhe e kanë të vështirë të bëjnë kompromise me të tjerët për diçka.

Luani- Një Luan dëshiron në radhë të parë të shikojë qejfet e veta, e më pas gjërat e të tjerëve. Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes i bën ata të jenë egoistë në krahasim me të tjerët. Luanët janë ambiciozë dhe duan ta shohin mirë veten e tyre.