Kur flitet për vendosjen e rekordeve, atëherë gjithmonë vihet në plan të parë Kristiano Ronaldo. Ylli portugez nuk është një “përbindësh” sa i përket golave të shënuar vetëm me Realin e Madridit, por edhe me Kombëtaren.

Kështu nëse marrim për bazë statistikat e turneve madhështor në të cilat ka luajtur Portugalia gjatë kohëve të fundit, atëherë shohim një rekord absolut të Ronaldos. Ai është i vetmi futbollist në histori që ka shënuar në 8 turne madhështor në mënyrë të njëpasnjëshme, pasi ka realizuar në: Euro 2004, Botëror 2006, Euro 2008, Botëror 2010, Euro 2012, Botëror 2014, Euro 2016, Botëror 2018.

Statistikat janë ato që flasin më shumë se gjithçka tjetër, nuk ka shumë ndryshim nëse bëhet fjalë për Kombëtare apo klub, Ronaldo është gjithmonë gati të vendosë rekorde.