Një tjetër lulishte i është shtuar kryeqytetit. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka postuar fotot nga lulishtja e re në njësinë administrative Nr 7 në kryeqytet.

Hapësira e zaptuar mes pallateve nga inertet dhe plehrat ka dalë totalisht në pah. Favorizuar edhe nga klima, punonjësit e Ndërmarrjes Nr 1 të Bashkisë së Tiranës kanë kryer edhe mbjelljen e luleve si dhe të pemëve të reja duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e komunitetit.

Pak ditë më parë, Kryebashkiaku Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për ndërtimin e një lulishteje për komunitetin e Njësisë Nr. 2 pranë stadiumit Kombëtar, ku krahas gjelbërimit, u instaluan edhe module të ndryshme lojërash për më të vegjlit.