I ndodhur në Tiranë për një konferencë, Nikolaos Sofikitis, mjeku që ka qenë pjesë e grupit të klonimit të deles Dolli, ka treguar për Top Channel se cilat janë rreziqet e plastikës për shëndetin e njeriut, nëpërmjet një shembulli shumë të thjeshtë.

“Duhet të jemi të përqendruar tek substancat toksike, sidomos përsa i përket gjinisë mashkullore, sepse ka një ndryshim shumë të madh në cilësinë e riprodhimit. Për shembull, nëse meshkujt do të pinë pije të nxehta në gota kauçuku për 10 vjet tre herë në ditë, sustancat toksike që do të dalin nga gota plastike do të dëmtojnë rëndë aftësinë e meshkujve në riprodhim”, është shprehur ai.

Sigurisht ky është vetëm një shembull, pa marrë parasysh ndotjen e tokës, të ajrit dhe të deteve prej plastikës./Top Channel