Kryeministri Rama propozoi sot që një nga përfaqësuesit e qeverisë në bordin e administrimit të universiteteve, t’u jepet studentëve

Përsa i përket bordit të administrimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi në bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Vlorës se një nga katër përfaqësuesit e qeverisë në bord, një ta kenë studentët.

“Unë nuk jam kundër, por si bëhet kur se ka asnjë vend. Po ashtu dhe te pika e bordit të administrimit, keni kërkuar që në bord të ketë një përfaqësi studentësh, nuk e ka asnjë vend në planet”, tha ai.

Megjithatë, kryeministri u shpreh se “një ide që kam unë është që qeveria ka katër dhe universiteti ka tre. Dhe qeveria ka katër siç e ka çdo vend të botës që ka shumicën. Unë kam ide, që në pjesën e qeverisë, në fillim duhet të shkarkojmë të gjithë ata që ka çuan në borde, por të shkojnë figura publike që të mbrojnë interesat e universitetit dhe që kanë lidhje me universitet dhe një nga këta të jetë një përfaqësues nga studentët”.