Holanda ka nxjerrë në punë shpikjen e saj më të re për pastrimin e ‘ishullit’ të mbeturinave të gjetur në oqeanin Paqësor.

Ishulli gjigand i mbeturinave, ka një sipërfaqe të paktën 3 herë më të madhe se sipërfaqja e Francës.

Pajisja e ndërtuar nga Boyan Slat, është e aftë të kapë mbeturina të përmasave dhe materialeve të ndryshme, duke nisur që nga rrjetat e peshkimit, e deri tek rrotat e makinave.