Para disa ditësh dy këngëtarët e njohur, Majk dhe Capital T, lajmëruan se do të publikonin së shpejti një bashkëpunim. Ky lajm i lumturoi shumë fansat, të cilët mezi po prisnin. Pritja ka marrë fund pasi vetëm para pak minutash dyshja kanë lancuar këngën e re.

Ky bashkëpunim muzikor titullohet ‘Hala’ dhe teksti është shkruar nga Majk dhe Capitali. Ndonëse nuk ka shumë që është hedhur në kanalin e Youtubit, kënga ka marrë shumë klikime.

Pritet që kënga të kthehet në hit, njëjtë siç u kthye dhe “Pasha jetën” nga po këto dy artistë.