Disa portale shume prane PD-se, kane botuar disa fake news, fill pasi Sali Berisha pretendoi se ne zgjedhjet per delegate qe zhvilloi PS para pak ditesh ka patur manipulim votash.

Nje media qe eshte hapur si zeri zyrtar i PD (shijak tv) ka publikuar disa video ku ne fakt numerohen votat per delegate te PS, por qe per të, aty po behej nje manipulim.

Eshte surprizues fakti se si PD publikon disa video (qe ose nuk i kane pare fare ose nga deshperimi kane vendosur thjeshte ti hedhin online me shpresen se do mashtrojne publikun duke i keqlexuar), ku ne fakt tregohet nje proces korrekt i kundershtarit politik.

Po ti shohesh videot e publikuara, tregojne qarte qe numeruesit ne tavoline kane nje leter votimi me emrat bosh, dhe teksa numerojne fletet ku eshte votuar te nje flete secili mban shenim kush ka marre sa (vota). I gjithe procesi ndodh nen mbikqyrjen  e kandidateve dhe vezhguesve.

Por mesa duket,  PD niset nga eksperienca e Lulzim Bashes i cili mbushi kutite dhe mori partine me vota te vjedhura ndaj te ndjerit Olldashi, njelloj sic kish marre me pare Bashkine Tirane dhe per kete duhet mirekuptuar.

Gjithesesi, per  lajmin e  rreme ka reaguar edhe PS njesia 5, e cila me ironi nder te tjera shprehet se “Doli video e parë e “korrupsionit” socialist! Ajo ka ndodhur në njësinë 5! Pas Sali Berishës nuk mund të mungonte kjo histori qesharake! Në fillim në procesverbal 3-shin donin ta bënin 8 dhe tani kjo video që paraqet një numërim normal ku vëzhguesit dhe kandidatët ishin prezent (përfshi edhe ata që humbën)!”