Ermal Mamaqi, moderatori i njohur së fundmi iu ka bërë të gjitha vajzave një pyetje që në fakt ka ngjallur shumë reagime. Ai ka publikuar një foto me gruan e tij, Amarda Toskën teksa ishin të ftuar në dasmën e Jonida Vokshit dhe ka ftuar të gjitha vajzat ndjekëse të faqes së tij të japin mendimin e tyre.

‘Hë mi goca, më mirë një burrë me lekë apo një burrë që të bën të qeshësh?’, shkruan Mamaqi.

Mes komenteve nuk kanë nguruar të komentojnë edhe shumë personazhe të njohur si Anxhela Peristeri, Enca apo Rezarta Shkurta.

Peristeri është shprehur: “Po ti e ke gjithë paketën lali.” Ndërsa Rezarta Shkurta: “Zgjuarsia të bën edhe me lekë dhe të qeshësh.”