Biznesmeni homoseksual, Elton Ilirjani i ftuar në Pasdite në Top Channel me Bieta Sulon ka folur mbi të gjitha edhe për marrëdhënien e parë dhe të vetme që ka pasur në jetë, me një biznesmen të fuqishëm.

Duke folur për jetën lukzose dhe veshjet, ndër të tjera Ilirjani ka rrëfyer edhe për një bizhu që ka një kuptim të veçantë për të, ora super e shtrenjtë, një dhuratë nga i ish-i dashuri pasanik.

“Kjo orë është shumë e shtrenjtë, nuk është etike t’i themi çmimet, por është mbi 300 mijë euro. Që të tregohem i sinqertë nuk e kam blerë plotësisht vetë. Unë kam pasur një të dashur shumë të pasur, i vetmi që kam pasur. Ishte një lidhje shumë e gjatë. Po, vetëm një të dashur kam pasur sepse është e vështirë të merresh me mua, dhe është e vështirë të jesh edhe femra në marrëdhënie, edhe të jesh kokëshkëmb si puna ime dhe të kesh një mashkull biznesmen kaq të fuqishëm, që të ndihmon kur ti je duke bërë biznesin tënd”,– është shprehur Elton Ilirjani në një intervistë me Bieta Sulon.