Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, opozita ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Mësohet se gjatë mbledhjes me aleatët, kryeopozitari Lulzim Basha ka marrë vendim për të bojkotuar seancën e parë.

PD njofton se opozita do organizojë një mbledhje në Shkodër për të dhënë mesazhin se ështe kundër krimit.