Mbrëmjen e sotme pritet të nisë emisioni “Real Story”. Në ekranin e News24 gazetari Sokol Balla pritet të drejtojë panelin, për të cilin ka zbuluar edhe disa detaje.

Në Twitter, Balla shkruan se i ftuar do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

“Sonte nis sezoni i tretë i Real Story. Në orën 21:00 në ekranin e News24 sonte vjen Erion Veliaj. Përballë tij do të jenë ish-kandidati Arben Skënderi dhe gazetarët Erl Murati e Agron Gjekmarkaj” – shkruan Balla në Twitter.