Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka përshëndetur nisjen e punimeve duke thënë se ky investim do të ndihmojë në transportin dhe zhvillimin e turizmit në Vaqarr, Pezë dhe Ndroq ndërsa i ka uruar punë të mbarë skuadrave në terren që do të punojnë për përfundimin e këtij projekti sa më shpejt.

Veliaj thotë se ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.

“E papare Sonila Qato e ARRSH – nisi investimin ne rrugen Kombinat-Ndroq qe do ndihmoje transportin e turizmin ne Vaqarr, Peze, Ndroq! Krahe te lehta e pune te mbare per skuadrat ne terren! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga puna tashmë e nisur në terren.