Fondacioni i njohur i Leonardo DiCaprio ka dhuruar tashmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Aktori 44-vjeçar krijoi fondacionin bamirës në vitin 1998 për të informuar mbi mjedisin dhe organizon çdo vit ngjarje me yjet të mëdha për mbledhjen e të ardhurave.

Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbështetur mbi 200 projekte të fokusuara tek mjedisi, mbrojtja e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja duke rivendosur ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara. DiCaprio u nderua kohët e fundit në 20-vjetorin e fondacionit, një mbrëmje gala ku morën pjesë yje si Arnold Schëarzenegger, Madonna dhe Ellen DeGeneres.