Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidentit i është dërguar një listë me 4 emra, pasi e tillë është procedura.

Gjonaj theksoi se presidenti i Republikës, nga katër emrat që ka në tavolinë, duhet të zgjedhë tre prej tyre, ata që janë më të kualifikuara.

“Gjykata Kushtetuese, tashmë me ndryshimet kushtetuese, ka krijuar një formulë të për krijimin e GJK. KED ka pasur detyrim ligjor e kushtetues për të parë ata kandidatë për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Neni 125/1 e qartëson saktësisht se duhet që një nga kandidatët e zgjedhur nga KED duhet të jetë në atë vend. Në listën e dërguar te presidenti, janë dërguar të katër kandidatët që janë kualifikuar.

Lista është dërguar me katër emra për ta bërë sa më transparente të gjithë situatën. Dërgohet lista me të gjithë kandidatët e kualifikuar. Mirëpo, në Kushtetutë është e parashikuar që duhet të zgjidhet mes tre të parave”, tha Gjonaj.