Ngjarje e rëndë në Shkodër. Një 32-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme në fshatin Melgushë të Shkodrës. Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat por nuk është ndjerë mirë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo nga një helmim i mundshëm nga ushqimi që ka konsumuar në dasmë./e.e