Kushdo që ka kaluar paraditen e sotme në sheshin “Skënderbej” por jo vetëm, do ti kenë rënë patjeter në sy makinat e tipit “retro” së bashku me motorët tipi “Vespa”.

Ky aktivitet mban emrin “N’gaz” dhe do të zgjasë deri në datën 3 nëntor nën ritmet e muzikës “Jazz”.

Veçantia e tyre ka tërhequr vemendjen e qytetarëve të Tiranës por edhe të të huajve që kanë ndaluar për shkrepjen e radhës.