Prokuroria kërkon seksuestrimin e pronave të Admir Muratajt, personi i cili mbeti i vrarë në grabitjen e miliona eurove tre ditë më parë në Rinas.

Po ashtu organi i akuzës ka kërkuar sekuestrim edhe të pronave të vëllezërve të Muratajt.

Sipas prokurorisë, pasuritë nuk justifikohen nga burime të ligjshme.

Sekuestrimi është kërkuar për disa vila, automjete dhe apartamente.