Ka mjaft gjëra që nuk duhet t’i ruani në banjën tuaj. Ilaçet, make-up dhe brisqet janë tre më kryesoret, por lista është shumë më e gjatë sesa kaq. Po ju rendisim më poshtë gjërat e tjera që nuk duhet të mbani.

1.Peshqirët- Banjat janë vende të lagështa dhe janë baza për të rritur bakteret. Nëse vendosni ta mbani peshqirin në banjë, duhet të siguroheni që ta varni siç duhet.

2.Rrobat e banjës- Ashtu si me peshqirët, bakteret dhe kërpudhat mund të vendosen lehtësisht tek rrobat të banjës.

3.Librat dhe revistat- Ne nuk presim që të keni vendosur raftet e librave tuaj në banjë, por disa njerëz dëshirojnë të kenë diçka për të lexuar kur janë duke bërë dush, apo kur janë duke kryer nevojat e tyre personale. Librat dhe revistat thithin shpejt lagështi në banjën tuaj.

4.Stolitë- Disa njerëz i ruajnë vathët e tyre në banjë sepse aty është pasqyra, e cila është e dobishme kur shkoni për t’i futur ato. Për fat të keq, ajo lagështi për të cilën kemi biseduar më parë bën që stolitë të prishen më shpejt sesa kur i ruani në një dhomë gjumi. Sidomos stoli argjendi është shumë i ndjeshëm ndaj lagështirës.

5.Parfumet- Një send tjetër që shumë njerëz ruajnë në banjë është parfumi. Fatkeqësisht, ndryshimet e papritura të temperaturës ndikojnë në molekulat e parfumit.