Zonja, qëndroni larg ushqimeve të ëmbla! Përderisa lëkura juaj është duke u plakur vazhdimisht, sasitë e tepërta të sheqerit mund t’jua shpejtojnë edhe më shumë këtë proces, transmeton Telegrafi. Ka disa gjëra në jetën tuaj ditore të cilat e shpejtojnë procesin e plakjes, dhe shpeshherë nuk vërehen menjëherë. Prandaj ekspertët kanë treguar se cilët janë shkaktarët kryesorë të rrudhave.

Sheqeri- A ju pëlqejnë gjërat e ëmbla? Epo, e vërteta e hidhur është se kur konsumoni shumë sheqer, lëkura futet në një proces të quajtur glication. Kjo e shkakton trupin të ndalojë të prodhojë proteina si kolagjeni dhe elastini, ku që të dyja e bëjnë lëkurën të duket e re dhe e bukur. Veç kësaj, sheqeri është agjent dehidratues – që nënkupton se vetëm e dobëson më shumë shëndetin e lëkurës.

Ndotja- Nëse jetoni në një zonë me ajër të ndotur apo jeni duhanpirëse, shanset janë se lëkura juaj vuan nga stresi oksidativ që shkaktohet nga mos balancimi i rrezatimeve të lira – molekula që i dëmtojnë qelizat. Stresi oksidativ gjithashtu i zvogëlon rreziqet e kolagjenit dhe elastinit në indet e lëkurës.

Rrezet ultravjollcë- Shpeshherë mendohet se gjendja e lëkurës kryesisht ka të bëjë me gjenet, por gjenet e mira nuk nënkuptojnë se ju nuk mund ta dëmtoni ADN-në dhe ta shpejtoni procesin e plakjes.Dëmi gjenetik, apo  mutacioni i ADN-së, kryesisht shkaktohet nga inflamacioni dhe dëmet e rrezeve ultravjollcë. Përgjatë kohës, rrezet ultravjollcë të diellit i dëmtojnë fibrat e elastinit në lëkurë , e që pastaj e dëmtojnë shëndetin e lëkurës.

Kujdesi ndaj lëkurës- A jeni duke i përdorur produktet e gabuara? Lëkura nga natyra është acidike, prandaj produktet e gabuara mund ta dëmtojnë atë më shumë.