Nga 21 tetori të gjithë drejtuesit e automjeteve do të mund të përdorin xhamat e errët.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se po harton rregulloren përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale.

“Pas dëgjesave dhe konsultimit të praktikës ndërkombëtare, MIE miratoi udhëzimin për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura.

Ministria udhëzon DPSHTRR për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me info e orientime online që do pasqyrohen në faqen zyrtare të kësaj drejtorie.

E drejta për të errësuar xhamat e autoveturave zyrtarizohet dhe bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare.